Veprimtaria e themeluesit të Shoqërisë Biblike Shqiptare 
          zë fill në vitin 1974, atëherë kur ai filloi përgatitjen 
          e teksteve me përmbajtje biblike në gjuhën shqipe.
        Në vitin 1991, domethënë fill pas ndryshimit të 
          sistemit në Shqipëri, themeluesi i Shoqërisë Biblike 
          Shqiptare nisi një vepër madhështore dhe të paharrueshme 
          për kombin shqiptar.
        Vetëm tre vjet më vonë, në vitin 1993, lexuesi 
          shqiptar, për herë të parë në historinë 
          e kombit të vet, do të mbante në duar të 39 librat 
          e Dhjatës së Vjetër, të cilat do të pasoheshin 
          në pranverë të vitit 1994 nga 27 librat e Dhjatës 
          së Re që, sëbashku me 39 librat e Dhjatës së 
          Vjetër, për-bëjnë Librin e Librave, Biblën. 
        
        Punën, që shkrimtari i shquar Konstandin Kristoforidhi e 
          filloi me përkthimin e Dhjatës së Re, Shoqëria Biblike 
          Shqiptare e kurorëzoi duke i sjellë lexuesit Biblën e 
          plotë në gjuhën e tij.
        Një fillim i ri në Shqipëri përkoi me një 
          tjetër fillim të ri, siç edhe shkruhet:
          
          Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perëndinë, 
          dhe Fjala ishte Perëndi.